Parku i llogarase
Ndodhet rreth 40km ne juglindje te Vlores ne kufirin midis detit Adriatik dhe Jon. Parku fillon ne nje lartesi prej 470 m per tu ngjitur deri ne 2018 m. Ne qafen e Llogarase ndeshesh me peme dhe shkembinj te formave interesante, kjo per shkakun e ereva qe vijne nga deti. Nje shembull i mrekullieshem eshte:Pisha Flamur, monument natyror me vlera shkencore dhe turistike. Ky park te ofron peisazhe te bukura dhe terheqese dhe panorama terheqese te para nga pika te larta. Bimesia ketu eshte e perbere kryesisht nga peme halore si pisha e zeze dhe frasheri. Parku i Llogarase ka nje rendesi te madhe si destinacion turistik, por edhe si ure per ne bregdetin e Jonit. Ky park ofron mundesi te medha per eko-turizmin, sportet e ajrit, eskursionet dhe marshime. Parku eshte nje vend klimatik per shkak te perzjerjes se ajrit te fresket te malit me ate te detit. Per apasionuesit te sporteve te ajrit ka pika akomoduese.
No comments:
Post a Comment