Vlora është një ndër qytetet që ka gjithmonë çfarë t'iu ofrojë pushuesve. Gjatësia e vijës bregdetare, bukuria e bregdetit dhe llojshmëria e tij, larmia e mënyrave të akomodimit, ushqimi i mirë dhe i freskët, mundësia për të shfrytëzuar jo vetëm plazhet, por edhe jetën e mbrëmjes dhe të natës, turizëm jo vetëm në bregdet, por edhe në mal, e bën Vlorën të ketë një ofertë turistike mjaft tërheqëse. Është interesante për t'u vizituar, por edhe vendi i duhur ku mund të kalosh disa ditë të këndshme çlodhjeje.
No comments:
Post a Comment